Kushtet e përdorimit

Hyn në fuqi më 12 Tetor 2026. Duke përdorur NOA-n, ti pranon këto kushte.

Llogaria

Duhet të jesh mbi 18 vjeç për të hapur llogari. Je përgjegjës për të mbajtur fjalëkalimin tënd të sigurt.

Shpalljet

Publiko vetëm produkte që i posedon ligjërisht. Ndalohen produktet false, të vjedhura ose të palejuara nga ligji.

Transaksionet

Blerjet e reja të produkteve në shitje bëhen vetëm me kartë dhe kërkojnë kyçjen në llogari; blerja si vizitor nuk ofrohet. Pagesë e sigurt përmes ProCredit Bank. Procesimi i pagesës mundësohet nga Quipu. Komisioni NOA është 5% e nëntotalit të artikujve, pa transportin. Pagesa e dakorduar me shitësin nuk ofrohet për blerje të reja. Porositë e mëparshme ruajnë mënyrën e pagesës dhe veprimet e mbështetura; porositë e mëparshme me pagesë te shitësi nuk kanë komision NOA. Qiratë, shërbimet dhe dhurimet ruajnë rrjedhat ekzistuese dhe nuk përfshihen në checkout me kartë. Porosia me kartë në pritje është rezervim, jo blerje e përfunduar; pagesa konfirmohet vetëm pas verifikimit bankar.

Pezullimi

Mund të pezullojmë ose fshijmë llogari që shkelin këto kushte, pa paralajmërim.

Dërgesa

Dërgesa NOA ofrohet vetëm kur shitësi dhe blerësi janë në Kosovë dhe shitësi ka zgjedhur këtë mënyrë. Tarifa e blerësit është 2.50€; shitësit nuk i ngarkohet tarifë dërgese NOA. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe kur zgjidhet dërgesa nga shitësi, transportin e organizon shitësi. NOA nuk shton tarifë dërgese; kostoja e transportuesit dakordohet veçmas. Mënyra dhe tarifat e porosisë shfaqen në checkout.

Kufizimi i përgjegjësisë

NOA vepron si ndërmjetës. Përgjegjësia për cilësinë, autenticitetin dhe dërgesën e produkteve i takon shitësit.